Berthamoret, Koreja e Jugut rrit nivelin e alarmit

28/05/2009 09:20

Trupat amerikane dhe koreano-jugore kane rritur nivelin e alarmit, pasi Koreja e Veriut njoftoi se terhiqej nga marreveshja e armepushimit, qe i dha fund luftes mes Koreve 50 vjet me pare.

Ministri i Mbrojtjes se Seulit tha se kjo mund te rrise operacionet zbuluese per Korene e Veriut. Vendi kreu se fundi nje prove berthamore dhe testoi disa raketa me rreze te shkurter veprimi, por nuk jane raportuar levizje domethenese te trupave.

“Survejimi ndaj Korese se Veriut do te vazhdoje me me shume avione dhe personel te mobilizuar”, tha zedhenesi i ministrit. Pheniani beri pergjegjese Korene e Jugut per vendimin e terheqjes nga armepushimi.

Sipas tij, vendi iu bashkua iniciatives amerikane, per kerkimin e anijeve me arme berthamore, qe per Korene e Jugut interpretohet si deklarate lufte.  

Top Channel