“Serbia nuk do ta njohe kurre pavaresine e njeanshme te Kosoves”, deklaroi presidenti serb Boris Tadic per te perditshmen franceze, “Le Figaro”.

Ai ndodhet ne Paris, kur pritet te kete nje takim me homologun Sarkozy. “Nuk mund ta pranojme qe shqiptaret fituan gjithcka dhe serbet i humben te gjitha. Kjo eshte e kunderta e kompromisit”, shtoi Tadic.

Ai pret qe bisedimet per statusin e Kosoves te rinisin ne nje klime te qete. “Askush nuk mendon me te zgjidhe mosmarreveshjet me dhune”, tha presidenti per gazeten. Tadic perseriti se qellimi i tij kryesor eshte qe Serbia te kthehet ne nje shtet ligjor.

“Kur ta kemi bere kete, integrimi ne BE do te vije natyrshem”, tha ai.
 

Top Channel