Sejdiu takon shkrimtarin Ismail Kadare

27/05/2009 15:00

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka pritur sot ne zyren e tij shkrimtarin e mirenjohur shqiptar Ismail Kadare, me te cilin ka diskutuar per sfidat qe ka Kosova.

Gjate fjales se tij, Sejdiu ka vleresuar kontributin e Kadare si shkrimtar dhe mbeshtetjen qe ai ka shprehur ndaj Kosoves.

“Falenderoj zotin Kadare per mbeshtetjen e fuqishme dhe keshillat qe i ka dhene Kosoves. Ai eshte nje personalitet unik dhe ambasador i identitetit shqiptar ne Evrope”, ka deklaruar Sejdiu.

Ndersa Kadare nga ana e tij ka vleresuar se Kosova ka hyre ne rrugen e duhur dhe se duhet te vazhdoje te ece perpara.

“Eshte e vertete qe Kosova ecen perpara, kombi shqiptar ecen perpara dhe koha punon per ta”, ka pohuar Kadare.

Top Channel