“Koha po punon per kombin shqiptar, e vecanerisht per Kosoven”. Keshtu thote shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, i cili po qendron ne nje vizite ne Prishtine. (UPDATE)

Gjate nje takimi te cilin e zhvilloi me presidentin e Republikes Fatmir Sejdiu, Kadare uroi popullin e Kosoves per arritjet e deritanishme.

“Te mbrosh te drejten disa here eshte teper e veshtire, ashtu sikurse eshte e lehte disa here per shtetet e tjera qe te mbrojne te shtrembten, mashtrimin. Per fate te keq kjo ndodh dhe ne nuk mund te ndryshojme zakonet e njerezimit. Por nje gje eshte e vertete, Kosova ecen perpara dhe koha po punon per Kosoven. Kombi shqiptar ecen perpara”, ka pohuar Kadare.

Nderkaq, lidhur me afrimin e marredhenieve Kosove-Shqiperi nepermjet rrugeve, Kadare tha, se kombi shqiptar ne trajta te ndyshme kapercen ceshtjen e afrimit ne kete drejtim.

Me kete rast, presidenti Sejdiu e vleresoi figuren e Ismail Kadarese, si nje personalitet unik dhe misionar te mire te shqiptarve.

“Eshte nje personalitet unik dhe dua te them paralelisht se eshte ambasadori me i mire ne prezantimin e identitetit shqiptar ne Evrope”, ka deklaruar Sejdiu.

Shkrimtari Ismail Kadare po qendron ne Prishtine me ftese te Universitetit Amerikan te Kosoves. Ai zhvilloi nje ligjerate me studentet dhe me pas, i shoqeruar nga kryeministri Hashim Thaci, shkrimtari Ismail Kadare ka marre pjese edhe ne ceremonine e diplomimit te studenteve te ketij Universiteti.

Top Channel