Greqia konfirmoi sot ne mengjes edhe rastin e trete te gripit te derrave ne vend. Behet fjale per nje te ri grek 20-vjecar qe kurohet tashme ne spitalin AQEPA te Selanikut.

20-vjecari eshte shok i nje te riu qe kurohet prej dites se djeshme ne spitalin Sismanoglu te Athines dhe qe u konfirmua dje si rasti i dyte i gripit te derrave.

Te dy studentet jane kthyer nga Edimburgu disa dite me pare dhe duket se atje jane infektuar me virusin e gripit te derrave.

Madje nga Instituti Paster priten edhe analizat e dyta te nje studenti te trete, i kthyer edhe ai nga Skocia me dy shoket e tij,ndersa analizat e para kane dale negative.

Ne mengjesin e sotem ministri grek i Shendetsise zhvillon nje mbledhje urgjente ne Qendren Kombetare te Shendetit per masat paraprake. Mbi te gjitha eshte kontaktuar edhe me personat qe kane udhetuar me studentet nga Edimburgu per t’ju nenshtruar analizave perkatese prane spitaleve greke, si dhe me te afermit e tyre.

Top Channel