“Microsoft” bllokon “Messenger”-in per Kuben

27/05/2009 22:20

“Microsoft” ka bllokuar sherbimin “Live Messenger” per te gjithe perdoruesit e saj ne Kube. Vendimi, shpjegon kompania, lidhet me te gjitha vendet qe jane nen embargon e Shteteve te Bashkuara.

Pervec ishullit, masa eshte marre edhe ndaj Iranit, Korese se Veriut, Sirise dhe Sudanit.

Kubanezet kane protestuar ne faqen e internetit “Cubadebate” duke theksuar se nje vendim i tille bie ne kundershtim me masat e fundit te marra nga presidenti amerikan Obama ndaj Kubes.

Top Channel