
Temperaturat e nxehta dhe te parakohshme te stines se veres kane stimuluar keto dite fluksin e pacienteve ne urgjenca. Paciente me temperature te larte, shqetesime gastro-intestinale dhe helmime.
Ndersa specialistet e higjienes po pergatisin nje raport te detajuar lidhur me semundjet ngjitese, te shkaktuara nga mungesa e higjienes apo uji i pijshem, statistikat e QSUT-se raportojne nje liste rastesh me probleme shendetesore, qe hyjne e dalin cdo dite ne spital.
Duke nisur nga java e kaluar, ne fundjave dhe dje ne diten e pare te javes se re jane regjistruar me shume se 150 femije, paciente kronike e te moshuar, me viroza te stines, probleme me ushqimin apo keputje, si pasoje e te nxehtit. Pediatria dhe kardiologjia jane sherbimet me te populluara, ndersa sherbimi i infektivit ende nuk e ka kapur “ritmin” e tyre.
Ne kete pavijon paraqiten cdo dite paciente me helmime, me shqetesime gastro-intestinale, qe grupohen ne listen e rasteve “sporadike”.
Me mbylljen e pranveres, gjithashtu numri i te prekurve nga alergjia po shtohet. Por pavaresisht kesaj, pacientet me simptomat e alergjise mund te marrin vetem mjekimin per t’u qetesuar, dhe te presin shtatorin per te kryer testet e alergjise. Shkaktari kryesor i alergjive ne stinen e pranveres vleresohet poleni i luleve te ndryshme ne lulezim, qe perhapet lehtesisht me kilometra larg, ndaj dhe muaji maj njihet ndryshe si “muaji i sensibilizimit per alergjite stinore”.
Top Channel