
Nje punonjes i policise private i ka dhene fund jetes duke u vetevarur me litar ne objektin qe ruante.
62-vjecari Xhetan Shira, i cili eshte edhe babai i kengetarit Altin Shira, i ka dhune fund jetes, nderkohe qe policia po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes. Trupi eshte gjetur ne rrugen “Irfan Tomini”, prane Universitetit Evropian, ne nje lavazh, ku ai punonte si roje. Ai i ka telefonuar dhëndrit. me të cilin jetonte bashkë me të bijën. Eshtë shprehur se ishte shumë sëmurë dhe i ka kërkuar që të shkonte ta merrte.
Dhëndri është nisur menjëherë dhe ka shkuar në vendngjarje, ku e ka gjetur pa jetë. Familjaret e viktimes, jane shprehur se shpeshhere ai kalonte ne gjendje depresive, pavaresisht se nuk kane treguar shume shkaqe per arsyet. Policia tha se nga informacionet e mbledhura rezulton se nje prej djemve ka pasur disa probleme me bixhozin dhe kjo mendohet se i ka shkaktuar atij depresion.
Top Channel