Lirohet deshmitari i vrasjes se Mirit te Xhikes

26/05/2009 08:40

Gjykata ka liruar nga burgu deshmitarin e vrasjes se Mirit te Xhikes. Ylli Kelmendi ka lene qeline, pas shuarjes se mases se sigurimit.

Ai akuzohej nga prokuroria per armembajtje pa leje, teksa ishte ndaluar nga policia ne afersi te Kuvendit te Shqiperise. 44-vjecari, deshmitar i vrasjes ne “Kartodrom 2000” disa vjet me pare, u ndalua edhe per kundershtim te punonjesve te policise. Sipas policise, pas kontrollit fizik te bere ndaj Kelmendit u gjet ne brez dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje pistolete tip TT, me nje kreher me 7 fisheke, te cilen e posedonte pa leje. Ndersa dy punonjesve te policise, te demtuar nga shtetasi i mesiperm, iu dha menjehere ndihma mjekesore dhe vendim ekspertimi mjekoligjor.

Ylli Kelmendi u be i njohur disa vjet me pare, pasi ai ishte njeri nga deshmitaret okulare te vrasjes se Fatmir Rames, i njohur ndryshe si Miri i Xhikes. Vete Kelmendi u plagos gjate atentatit qe i kushtoi jeten Rames, por arriti te shpetonte per mrekulli. Me pas ai eshte arrestuar edhe per nje perplasje qe kishte pasur ne sheshin “Skenderbej”, por u la i lire.

Top Channel