Te pakten 17 turiste britanike te dehur dhe te veshur si murgesha dhe prifterinj katolike u arrestuan ne ishullin grek te Kretes. Sic na njofton nga Greqia, korrespondenti yne Aleksander Marku, ngjarja ka ndodhur ne qytetin Malia.

Behet fjale per nje grup turistesh, te cilet pasi konsumuan sasi te medha alkooli ne nje prej klubeve te nates, dolen ne rruge te veshur me rroba fetare.

Menjehere banoret e indinjuar kane lajmeruar policine vendase e cila ka derguar nje autobus per t’i arrestuar te gjithe. Te 17 turistet jane paraqitur me pas edhe ne gjykate, por akuza per shkelje te normave morale, nuk eshte mbeshtetur nga asnje deshmitar, ndersa vete te huajt kane pranuar gabimin dhe thane se nuk kishte qene qellimi i tyre te shkaktonin skandal ne publik.

Keshtu gjykatesi i ka shpallur te pafajshem dhe pas disa oresh ata kane marre rrugen e kthimit per ne atdheun e tyre.

Top Channel