
Shoqerite e karburanteve, qe tregtojne ne pikat e pakices, ankohen se nuk mund ta plotesojne brenda afatit detyrimin ligjor per vendosjen e kases fiskale.
Shkak eshte veshtiresia teknike, por edhe kostoja, e cila arrin deri ne 3 mije euro per pajisje. Per kete arsye, gjate diteve te fundit, ka pasur nje sere takimesh mes Shoqates se Hidrokarbureve dhe Ministrise se Financave per te gjetur nje zgjidhje te perbashket. Afati i fundit eshte data 31 maj, e me pas aplikohen gjoba te renda ne rast se nuk zbatohet ligji.
Mesohet se takime jane zhvilluar edhe me pese shoqerite pergjegjese per shperndarjen e kasave fiskale, por ende nuk eshte gjetur nje zgjidhje konkrete.
Reagimi i Ministrise se Financave ne te gjithe kete ceshtje ka qene i shpejte dhe pritet dalja e nje udhezimi, nga ku parashikohen lehtesi. Aktualisht ne treg veprojne rreth 152 subjekte te shitjes me pakice te naftes dhe gazit.
Top Channel