Barro: Maqedonia, gati per heqjen e vizave

26/05/2009 16:00

Zevendespresidenti i Komisionit Evropian, Zhak Barro ka pershendetur progresin e arritur nga Maqedonia ne procesin per liberalizimin e vizave.

Qendrimin e tij, Barro e beri te ditur ne nje takim me ministrin e Jashtem maqedonas, Antonio Milloshoski.

“KE ne raportin e tij vleresoi se Maqedonia i ka plotesuar kriteret per liberalizimin e vizave dhe eshte ne drejtimin e duhur per heqjen e ketij regjimi”, ka deklaruar Barro.

Numri dy i KE ka vleresuar arritjet e deritanishme te qeverise se Shkupit ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Top Channel