Turqia kerkon nga vendet e Organizates se Konferences Islamike te njohin Kosoven.

Ministri i Jashtem turk, Ahmet Davutoglu, deklaroi gjate fjalimit ne takimin e ministrave te Jashtem te organizates, se vendi i tij eshte i kenaqur qe disa vende te Konferences e kane njohur shtetin e Kosoves. “Konferenca Islamike duhet te vazhdoje te mbeshtese ndertimin e shtetit te Kosoves, sic ka bere edhe me Bosnje-Hercegovinen”, tha kryediplomati.

Ndersa diskutohet per rezoluten e propozuar nga Arabia Saudite, qe votohet sot pasdite, ne media ka qarkulluar lajmi se ajo eshte bllokuar nga Siria, Egjipti dhe Azerbajxhani, qe i kane ndryshuar tekstin.

Top Channel