Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu i ka derguar nje telegram urimi presidentit gjerman, Horst Kehler, me rastin e rizgjedhjes se tij ne kete post.

“Populli i Kosoves do t’i jete perhere mirenjohes popullit gjerman per mbeshtetjen e pakursyer dhe te gjate qe Gjermania ka dhene per lirine dhe pavaresine e Kosoves”, shprehet Sejdiu ne mesazhin e tij.

Me tej presidenti kosovar ka shprehur angazhimin e institucioneve te Kosoves per te plotesuar standartet per integrimin e vendit ne strukturat evropiane.

“Republika e Kosoves eshte e vendosur te vazhdoje rrugen e saj te pakthyeshme te integrimeve ne Bashkimin Evropian, NATO dhe ne strukturat e tjera evropiane dhe ne kete drejtim ajo pret mbeshtetjen e metejshme te shtetit mik gjerman”, thuhet me tej ne mesazh.

Top Channel