15 muaj pas shpalljes se pavaresise, Kosova ka marre mesditen e se henes nga Damasku nje nga lajmet me te mira per njohjen e saj si shtet i pavarur.

Vendet anetare te konferences islamike, gjithsej 57, votuan me konsensus nje rezolute ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves, rezolute kjo e iniciuar nga Tirana zyrtare pas perpjekjesh te gjata diplomatike dhe e mbeshtetur nga Arabia Saudite dhe Turqia.

Ne konferencen e Damaskut Shqiperia u perfaqesua me ministrin e Jashtem, Lulzim Basha, i cili ne nje interviste telefonike nga Damasku e cilesoi kete rezolute si nje moment historik per Kosoven.

“Ky votim eshte padiskutim nje sukses i diplomacise shqiptare”, u shpreh Basha.

Autoritetet shqiptare ishin perfshire prej disa muajsh ne nje gare diplomatike me Serbine, e cila, sipas ministrit Basha u perpoq pa sukses deri ne momentet e fundit te bllokonte rezoluten per Kosoven te paraqitur nga Shqiperia.

“E folura ne nje gjuhe te perbashket eshte nje arritje qe do te kete efektin e saj ne nje bum njohjesh te tjera nga gjiri i kesaj organizate”, u shpreh Basha.

Miratimi i rezolutes megjithese nuk do te thote njohje zyrtare e shtetit te pavarur te Kosoves, konsiderohet nje nga hapat me te rendesishem per njohjen se shpejti te pavaresise nga 57 vendet anetare te konferences islamike, njekohesisht anetare me te drejte vote ne Kombet e Bashkuara.

Top Channel