El Salvadori do te jete vendi i radhes qe me dy qershor do te njohe pavaresine e Kosoves.

Lajmin e ka bere te ditur nenkryetari i partise AKR, Ibrahim Gashi, i cili ne nje konference per shtyp te mbajtur sot ne Prishtine ka sqaruar se kete garanci e ka marre nga kryetari Behxhet Pacolli.

“Zoti Pacolli eshte ftuar ne inaugurimin e presidentit te ri te ketij vendi, ku dhe do te takohet edhe me presidente te vendeve te tjera”, ka pohuar Gashi.

Ai i ka bere thirrje qeverise qe te lejoje Pacollin te jete perfaqesues zyrtar i Kosoves, pasi sipas tij diplomacia aktuale ka deshtuar ne lobimin per pavaresine.

Top Channel