Doda: Opozita ka vepruar perhere me patetizem

25/05/2009 21:45

Kandidatja demokrate per deputete, Mesila Doda ka mbrojtur arritjet e qeverise ne emisionin Shqip”, duke sulmuar ne te njejten kohe edhe sjelljen e opozites ne keto 4 vjet.

“Eshte arritur nje cudi sepse duke pergjysmuar taksat eshte rritur dyfish buxheti. Opozita nuk ka perdorur molotov por ka perdorur bilbilat, manipulimin mediatik, ka bere thirrje per mosintegrimin e vendit dhe sa here kemi aplikuar per ne NATO apo strukturat e BE-se, ka bere te kunderten, prandaj nuk mund te them se ka qene nje opozite kaq konstruktive”, shprehet Doda.

Ish kryetarja e KKRT-se, konfirmoi se ka dhene doreheqjen nga kjo detyre menjehere pasi eshte zyrtarizuar kandidate per zgjedhjet e 28 qershorit. Ne vijim te bisedes ajo ka vijuar me kritikat ndaj socialisteve.

“Opozita flet gjithmone me te njejten menyre. Flet gjithmone me patetizem. Shqiperia eshte nje vend me shume halle, por perpara 4 vitesh nuk kishte as rruge e as ujesjellesa. Ne flasim per disa realitete qe i kemi cuar nje hap me tej. Nuk kemi pare asgje reale nga opozita, asnje shifer dhe asnje program te sakte. Pra deri tani kemi degjuar vetem nje mori te madhe fjalesh”, shton kandidatja per deputete.

Doda pranoi gjithashtu se ne vend ka ende mangesi, por ritheksoi se maxhoranca ka dhene nje shembull se me perkushtim te madh mund te beje nje vend te funksionoje.

Top Channel