Berlusconi-Noemi, ish-i dashuri tregon lidhjen

25/05/2009 20:40

Duket se gjerat nuk po shkojne mire per kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, vecanerisht kur flitet per 18 vjecaren Noemi, e cila eshte ne fokus te mediave.

Pas letres publike te se shoqes Veronika, ku Berlusconi akuzohej per historine me minorene, gazeta italiane “La Repubblica” ka publikuar deshmine e ish-te fejuarit te Noemit, i cili flet per kujdesin e vecante te kryeministrit per vajzen me “fytyren engjellore”, ftesat dhe festat ne vilat e tij.

Gino Flaminio ka deklaruar se Berlusconi nuk e njihte aspakt te atin e Noemi, ndryshe nga sa pretendonte. Sipas tij, kryeministri e njohu 18 vjecaren nga disa foto qe ajo kishte dorezuar ne nje agjenci mode ne Rome.

“Prinderit e Noemit nuk kane te bejne fare. Vete Noemi me ka thene se babai i saj dhe “papi” Silvio nuk flisnin kurre per politike. Berlusconi e njohu Noemin nga disa foto qe ndodheshin ne nje bllok qe ajo kishte dorezuar ne nje agjenci mode. Ky bllok u mor ne agjenci nga Emilio Fede dhe ky i fundit ate dite ishte per darke pikerisht tek Berlusconi. Qellon qe Fede e harron bllokun ne shtepine e kryeministrit dhe ky i fundit pasi shikon fotografite i telefonon Noemit. Po, pikerisht ai e mori ne telefon, pa asnje sekretare, por vete personalisht. Keshtu u njohen”, tregon Flaminio.

Ai shton se Berlusconi i kerkonte 18 vjecares qe te mos ndryshonte, por te mbante gjithmone ate “fytyre engjellore” qe kishte.

“I tha se kishte mbetur i goditur nga fytyra e saj engjellore, i tha se ishte shume e paster dhe se duhet te mbetej keshtu”, shton ish-i dashuri i Noemit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA