BE mund te heqe vizat per Maqedonine

25/05/2009 18:35

Bashkimi Evropian mund te heqe se shpejti vizat per Maqedonine, nderkohe qe vendet e tjera ne rajon ende nuk i kane plotesuar kushtet.

Sic raporton agjencia e lajmeve AFP, e cila i referohet nje raporti te publikuar ne faqen e internetit te Iniciatives Evropiane te Stabilitetit, vetem Maqedonia i ka plotesuar kriteret per sigurine e dokumenteve te identitetit, emigracionin ilegal, rendin publik, raportet e jashtme dhe te drejtat themelore.

Prej vitit 2005, Maqedonia ka fituar statusin e kandidatit per anetaresim ne BE, por ende nuk i eshte caktuar data e fillimit te bisedimeve per pranimin.

Ne raport nuk permendet Kosova, nderkohe qe persa i perket Shqiperise dhe Bosnjes thuhet se ato jane ne rrugen e duhur, por ende nuk i kane plotesuar kriteret.

Top Channel