
Ambasadori amerikan John Withers, gjate nje vizite ne qytetin e Beratit ka komentuar pritshmerine e Shteteve te Bashkuara ndaj zgjedhjeve te 28 qershorit ne Shqiperi.
Zoti Withers tha se zgjedhjet duhet te jene sa me te mira dhe se duhet punuar me shume per pajisjen e shtetasve me karta identiteti.
“Keto zgjedhje kane rendesi te madhe per Shqiperine dhe pas anetaresimit ne NATO kemi standarte me te mira, te cilat duhet te reflektohen edhe ne zgjedhje. Qe zgjedhjet te jene te drejta dhe te ndershme, duhet punuar me shume per pajisjen me karta identiteti te shtetasve pa pasaporte. Eshte e rendesishme qe njerezit te marrin pjese ne zgjedhje”, ka pohuar Withers.
Gjate kesaj vizite ne qytetin e Beratit ambasadori amerikan ka pare nga afer disa nga objektet muzeale te ketij qyteti. Gjithashtu, ai ka zhvilluar takime edhe me drejtues te pushtetit vendor.
Top Channel