Ahmadinexhad: Nese rizgjidhem, debat ne tv me Obamen

25/05/2009 16:05

Nese do te rizgjidhet ne zgjedhjet e 12 qershorit, presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad do t’i propozoje homologut amerikan Barack Obama nje debat televiziv.

Lajmin e ka bere te ditur vete kreu i shtetit iranian, ne nje konference per shtyp te mbajtur sot ne Teheran.

“Koha e imponimit te vlerave te tyre nga disa vende ka marre fund. Tani e tutje marredheniet nderkombetare duhet te bazohen tek dashuria dhe drejtesia”, ka deklaruar Ahmadinexhad.

Disa vite me pare Ahmadinexhad i propozoi nje debat televiziv ish-presidentit amerikan George W. Bush, por ish-shefi i Shtepise se Bardhe e injoroi.

Top Channel