Shqiperia, e dyta ne Evrope nga borxhet

24/05/2009 19:35

Sipas FMN, Shqiperia eshte vendi i dyte me borxhin me te madh ne ekonomite evropiane ne zhvillim. Ne 2007-en borxhi i qeverise ishte 52.7 perqind e Produktit te Brendshem kur ne ekonomite e tjera te ngjashme ai luhatet 3.5 deri ne 45 perqind.

Borxhi i Shqiperise ka ardhur ne ulje konstante, nga 87 perqind qe ishte ne vitet 90 ne 52.7 perqind ne vitin 2007.

Por ne 2008-en kjo tendence u permbys serish dhe borxhi u rrit per here te pare pas shume vitesh ne 54 perqind te PBB-se.

Shkaku ishin financimet e medha per rrugen Durres-Kukes.

Niveli i larte i borxhit ben qe qeveria te harxhoje nje pjese te konsiderueshme te te ardhurave nga taksat vetem per pagimin e interesave te tij.

Ne vitin 2009, fatura e interesave eshte me shume se 360 milione dollare.

Keto para zene 10 perqind te buxhetit dhe do te mjaftonin per te rritur pensionet per cdo pensionist me mbi 40 perqind.

Por shqetesimi eshte se kete vit borxhi publik mund te rritet me tej. Ne buxhetin e vitit 2009, parlamenti ka autorizuar qeverine te marre 41 miliarde leke borxh te ri per nje deficit 4 perqind.

Por ngadalesimi i ekonomise shume poshte parashikimit dhe renia e te ardhurave ne buxhet mund te sjelle nje deficit, sipas FMN 6.3 perqind, duke paralajmeruar nje tjeter rritje te borxhit publik drejt nivelit 60 perqind, qe eshte dhe limiti i vendosur nga traktati i Mastrichtit.

Shqiperia po i afrohet frikshem ketij kufiri maksimal.

Top Channel