
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka vijuar turin e tij te takimeve ne Shqiperi, per te prezantuar programin e ri qeverises te Partise Socialiste.
Ndalesa e radhes, ka qene qyteti i Bilishtit, nga ku lideri i opozites ka akuzuar kryeministrin Berisha se me qeverisjen e tij ka krijuar nje Shqiperi me dy realitete.
“Pasi ju genjeu ai ju kerkon te jeni edhe te lumtur. Eshte e vertet Shqiperia po ndryshon, por po ndryshon per shkak te nje grupi njerezish. Jashte atij oborri jeton nje Shqiperi tjeter e cila sot kater vjet me vone, vlen me pak se kater vjet me pare”, eshte shprehur Rama.
Ai premtoi se kjo situate do te ndryshoje pasi Partia Socialiste dhe ekipi i saj qeverises do te punojne me nje vullnet te ri per zgjidhje dhe mundesi te reja e te barabarta per te gjithe shqiptaret.
Lideri i opozites ka theksuar se Partia Socialiste nuk ka hyre ne garen e zgjedhjeve thjesht dhe vetem per t’i fituar ato, por beteja e saj eshte per te sjelle ne Shqiperi nje ndryshim.
Top Channel