Pavaresia, Hyseni lobing ne Nju Jork

24/05/2009 12:30

Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni ka udhetuar drejt Nju- Jorkut, vizite kjo qe ka si qellim ekskluziv lobimin per njohjen e shtetit te Kosoves.

Gjate qendrimit ne Nju- Jork, ministri Hyseni do te kete takime me rreth 30 delegacione nga vende qe ende nuk e kane njohur Kosoven dhe qe jane te akredituar ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.

Gjate ketyre takimeve, Hyseni do te flase per progresin e Kosoves ne vitin e pare te pavaresise, si dhe do te kerkoje qe qeverite e ketyre vendeve ta kene ne axhenden e tyre njohjen e Kosoves.

Top Channel