
Partia Republikane do te kerkoje me ngulm gjate mandatit te dyte qeverises se mazhorances se djathte kthimin dhe kompensimin e plote te prones.
Keshtu eshte shprehur kreu i PR-se, Fatmir Mediu gjate prezantimit te kandidateve per deputete ne qarkun e Tiranes, duke e cilesuar pronen si nje te drejte te patjetersueshme.
“Do te kerkojme anulimin e ligjit per fermat bujqesore per te kompensuar pronaret dhe percaktimin saktesisht te fondit per kompensim fizik”, eshte shprehur Mediu.
Ai theksoi se forcimi i lidhjeve mes faktorit shqiptar ne rajon si dhe ngritja e nje sere ceshtjesh te rendesishme kombetare sic jane te drejtat e popullsise came do te jene prioritete te PR-se per 4 vitet ne vijim.
“Politika jone kombetare do te jete ne nje konjukture te re. Vendi yne ka nje peshe me te madhe ne rajon dhe duke pasur parasysh kete do te mbrojme ceshtjen e pavaresise se Kosoves, ceshtjen came dhe rolin e Shqiperise ne rajon”, deklaroi Mediu.
Sipas tij, nje vemendje te vecante do t’i kushtohet edhe sektoreve te arsimit, shendetesise por edhe kurimit dhe zhdukjes se plageve sociale ne shoqerine shqiptare.
Top Channel