Zgjedhjet, PLL prezanton kandidatet

23/05/2009 19:40

Mes kengeve patriotike, ne prani te Leka Zogut dhe te deleguarve te partive aleate, Partia Levizja e Legalitetit celi fushaten e saj zgjedhore.

Nen sloganin “tradite-qeverisje-integrim”, legalistet e shohin veten si bartes te traditave te se shkuares, sidomos kohes kur Shqiperia ishte monarki dhe te perspektives europiane te vendit.

Tradita, qe nuk munguan t’i ngrene larte si kryetari i nderit i Partise Republikane, Sabri Godo, edhe kryetari i sapozgjedhur i deges se Tiranes se Partise Demokratike, Aldo Bumci.

“PLL eshte nje parti qe i ka rrenjet ne historine parakomuniste dhe ka nje kontribut te cmuar ne ate qe eshte identiteti i djathte”, ka pohuar Bumci.

Nje nga nje, legalistet prezantuan kandidatet e tyre per qarkun e Tiranes. Perfaqesimi ne Parlament pas zgjedhjeve te 28 qershorit do t’u jepte atyre mundesi te lobonin per disa prej ceshtjeve politike qe i kane me perzemer.

“Permes ketyre zgjedhjeve, PLL synon nje perfaqesim real parlamentar, qe do te kerkoje materializimin e politikave shteterore dhe parimeve tona per ruajtjen e prones dhe qe shqiptaret kudo qe ndodhen te ndihen bashke me ne per endrren e bashkimit kombetar”, ka deklaruar kryetari Ekrem Spahija.

Ndonese nuk eshte force parlamentare, Partia Levizja e Legalitetit konsiderohet se merr pjese ne koalicionin qeverises nepermjet postit te zevendesministrit te Kultures, qe mban pikerisht Ekrem Spahia.

Top Channel