Tirane, nis punimet kuvendi i PD

23/05/2009 17:55

Ka filluar para pak castesh ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane kuvendi i Partise Demokratike, ku deputetet e saj do te paraqesin programin ekonomik per mandatin e dyte qeverises.

Fjalen te paret e kane marre nenkryetarja e PD, Jozefina Topalli dhe sekretari i pergjithshem i kesaj partie, Ridvan Bode, te cilet jane shprehur se Shqiperia po ndryshon.

“Shqiperia po ndryshon. Ajo sot eshte me e forte ekonomikisht”, ka pohuar Topalli.

Ndersa Bode, nga ana e tij, e ka vene theksin tek hyrja ne NATO dhe tek arritjet e vendit ne fushen e ekonomise.

“Ne do te fitojme edhe kete vit. Ne e beme Shqiperine anetare te NATO-s, ne realizuam rritjen me te larte ekonomike ne bote, pergjysmuam taksat, ulem tatimin dhe hoqem 26 taksa nacionale”, ka theksuar Bode.

Top Channel