Shtohet dhuna ne familje

23/05/2009 16:05

Shtohen rastet e denoncimit te dhunes ne familje, megjithese policia e pranon qe viktimat e dhunuara nuk jane ende te sensibilizuara per te kerkuar ndihme ne polici.

Shefja e sektorit te mbrojtjes se viktimave te dhunes ne familje, Alma Gjurgji, deklaron se pervec dhunes klasike qe eshte mes bashkeshorteve, denoncimet e te moshuarve po tregojne se ekziston edhe nje lloj tjeter dhune, ajo ndaj prinderve, apo edhe ndaj te miturve.

Ata qe dhunojne prinderit njihen si persona ne depresion, apo perdorues droge.

“Sipas statistikes se vitit 2008 ne kemi 43 raste kur prinderit jane dhunuar nga femijet, 148 jane bashkeshorte dhe 18 raste jane prinder te dhunuar nga femijet”, deklaron Gjurgji.

Por policia njeh si problematike per dhunen ne familje zonat rurale, tek te cilat dhuna eshte e fshehur dhe viktimat nuk denoncojne.

“Fushatat sensibilizuese qe jane me te ndjeshme ne qendrat e medha urbane kane bere qe edhe rastet me te larta te na vijne nga keto qarqe. 60% e dhunes denoncohet dhe evidencohet ne Tirane. Dhuna ne zonat rurale eshte shume me e larte se ajo ne zonat urbane, por eshte e fshehur dhe pranohet nga viktimat si pjese e jetes se tyre”, shton Gjurgji.

Nga ana tjeter, gjykatat ne vend kane leshuar urdherin e mbrojtjes per 172 persona te dhunuar, prej te cileve kryesojne grate e keqtrajtuara e me pas vijne femijet dhe prinderit e dhunuar.

Ai qe quhet urdher mbrojtjeje perfshin nje sere ndalesash per dhunuesin, si per shembull te mos i afrohet baneses, te mos e takoje viktimen, apo te mos e telefonoje, ne rast te kundert per te nis procedimi penal.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta