Autoritetet ne Serbi kane nisur hetimet pas publikimit te nje videje shokuese ne nje qender rehabilitimi te perdoruesve te droges. Pamjet jane filmuar nga nje video amatore dhe jane publikuar ne revisten “Vreme”.

Nje person qellohet me lopate disa here ne trup dhe me pas me grushta dhe shkelma ne fytyre. Behet fjale per nje qender rehabilitimi te drejtuar nga Kisha Ortodokse serbe, qe ndodhet prane Novi Pazar. Kisha Ortodokse Serbe refuzon te komentoje kete video, edhe pse duket qarte se ne dhomen ku ushtrohet dhune ka ikona.

Drejtuesit e qendres thone se praktika te tilla rrahjesh jane pjese e nevojshme e terapise per perdoruesit e droges dhe per kete eshte marre dhe miratimi i prinderve te pacienteve.

Nje ish-pacient tregon se ishte pjese e terapise qe pacientet te mblidheshin te gjithe ne rreth dhe te shihnin teksa njeri prej tyre rrihej dhunshem nga prifterinjte dhe stafi i kishes me rrip, thupra, dru dhe gjithcka tjeter. Mjetet e dhunes perfshinin cdo lloj objekti qe ketyre personave u zinte dora. Peshkopi Peranovic, sipas deshmitarit, rrihte me mire nga te gjithe dhe duart i kishte vazhdimisht me gjak, pasi praktikonte artet marciale.

Pas publikimit te videos mjeke dhe psikiater deklaruan se dhuna fizike nuk mund te ndihmoje ne rehabilitimin e personave qe kane varesi nga droga. Monitorues qeveritare te te drejtave te njeriut thone se kjo qe pane nuk ishte terapi, por akt kriminal.

Top Channel