Qytetaret e Maqedonise, ne BE pa viza

23/05/2009 15:30

Nga 1 janari i vitit te ardhshem qytetaret e Maqedonise do te mund te udhetojne pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bere te ditur zevendeskryeministri Ivica Bocevski, i cili ka sqaruar edhe procedurat qe do te ndiqen nga KE per liberalizimin e vizave per vendin ballkanas.

“Ne rastin me te keq, procesi do te perfundoje ne fund te nentorit, ndersa ne skenarin me te mire ne fund te shtatorit, me qellim qe ne fillim te vitit te ardhshem qytetaret tane te levizin te lire ne vendet e Shengenit”, ka saktesuar Bocevski.

Nderkohe, diten e hene vendet e BE do te fillojne konsultimet mbi ceshtjen e Maqedonise, proces qe do te zgjase edhe pas zgjedhjeve parlamentare.

Ndersa ne fund te qershorit ose ne fillim te korrikut, KE duhet te propozoje ndryshime ligjore dhe te rregullatives, duke i mundesuar Maqedonise hyrjen ne Shengen.

Me pas Parlamenti Evropian do te jape opinionin duke i hapur rruge ratifikimit te vendimit nga Keshilli i Ministrave.

Top Channel