Ashpersohet fushata ne Greqi

23/05/2009 09:25

Ne Greqi, fushata per zgjedhjet per parlamentin europian eshte ashpersuar ndjeshem ditet e fundit. Dy lideret kryesore, Papandreu dhe Karamanlis nuk i kane kursyer polemikat ne distance mes tyre.

Papandreu ne nje miting ne Ksanthi te Greqise se Veriut i eshte referuar dilemes se njohur historike dhe ideologjike socializem apo barbarizem, qe perdorej gjate shume dhjetevjecareve, per te karakterizuar politiken e konservatoreve si rezultat i qeverisjes te te cileve eshte rritur varferia dhe padrejtesia.

“Qytetaret kerkojne nje rruge tjeter. Dilema eshte me se e qarte: Konservatore dhe Demokracia e Re apo socialiste dhe PASOK? Socializem dhe demokraci apo barbarizem?”, ka thene Papandreu.

I menjehershem ishte reagimi i udheheqesit te Partise Demokracia e Re, Kostas Karamanlis qe ka kritikuar rivalin e tij se nuk respekton perzgjedhjet e shtetasve qe nuk votojne socialistet. “Eshte i papare ky argument. Eshte i padegjuar sidomos per zgjedhjet e parlamentit europian. Dhe eshte teper fyes per miliona qytetare”, tha Karamanlis.

Ne betejen per te fituar sa me shume vota partite greke kane filluar te transmetojne dhe spotet e e tyre televizive. Me papagaj jeshile qe ndjellin katastrofen i krahason socialistet spoti i konservatoreve, kurse kryeopozitari Papandreu i ve theksin problemeve te qytetareve ne spotin e partise se tij.

Komunistet greke ftojne per nje kundersulm popullor, kurse e majta radikale thekson se pas shifrave qe tregojne papunesine apo treguesit e tjere ndodhen vete njerezit. Ne daten 28 maj ne oren 20:00 udheheqesit e pese partive parlamentare greke do te zhvillojne nje debat televiziv ne kanalin shteteror, ku do t’u pergjigjen pyetjeve per politiken e jashtme te BE, per ekonomine dhe zhvillimin, administraten publike, mjedisin, arsimin, politiken sociale dhe punesimin.

Top Channel