Arabia Saudite propozon rezolute per Kosoven

23/05/2009 18:50

Arabia Saudite u ka propozuar vendeve anetare te Konferences Islamike nje rezolute per njohjen e pavaresise se Kosoves.

Ne takimin qe po zhvillohet ne Damask mes 19 vendeve anetare te Konferences, Arabia ka propozuar njohjen nga te gjitha vendet te shtetit te ri te botes.

Nderkohe, Serbia po ben gjithcka per te penguar kete iniciative. Beogradi zyrtar permes mjeteve diplomatike po mundohet qe t’iu propozoje vendeve anetare te Konferences Islamike ndryshimin e rezolutes se propozuar nga Arabia Saudite.

Top Channel