Maturantet shqiptare dhe ata maqedonas ne qytetin e Struges i kane zhvilluar te ndare mbremjet me rastin e fundit te vitit akademik.

Sic raportojne mediat maqedonase, ashtu si dhe vitin e kaluar, nxenesit shqiptare te shkolles se mesme “Ibrahim Temo” festuan vec bashkemoshatareve maqedonas, te cilet ishin tubuar ne nje hotel tjeter.

Sipas burimeve, edhe maturantet e shkolles tjeter te mesme “Niko Nestor” pritet t’i bejne festat te ndara, ashtu sikurse zhvillojne edhe mesimin.

Kjo situate vjen pasi vete nxenesit maqedonas kane refuzuar t’i zhvillojne oret e mesimit se bashku me nxenesit shqiptare.

Top Channel