
Dosja gjyqesore e Gerdecit eshte shperbere duke u ndare ne dy pjese.
Kolegji i Gjykates se Larte vendosi sot ta ndaje procesin ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu nga ai ndaj ish-ushtarakeve te larte dhe arkitekteve te Gerdecit, si Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari.
Gjykatesit pranuan keshtu kerkesen e avokateve te Mediut, duke mbajtur ne Gjykaten e Larte vetem procesin ndaj ish- ministrit te Mbrojtjes ndersa te gjithe te pandehurit e tjere, 27 gjithsej, do te gjykohen ne gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane.
Pas ketij vendimi pritet transferimi i dosjeve prane kesaj gjykate dhe hedhja e shortit per caktimin e treshes gjyqesore qe do te marre per siper zhvillimin e procesit.
Vecimi i procesit ndaj Mediut ishte nje nga kerkesat e para qe parashtruan avokatet perballe Gjykatesve te Larte, duke argumentuar se kompetence e kesaj gjykate ishte shqyrtimi vetem i ceshtjes se Mediut, i cili eshte deputet, nderkohe qe te tjeret te transferohen ne shkalle te pare.
Nje prej avokateve qe mbron interesat e familjeve te viktimave tha se do t’i drejtohet gjykates kushtetuese per copezimin e dosjes.
Top Channel