
I ftuar ne nje auditorium nga nje prej universiteve private shqiptare, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka shpjeguar domosdoshmerine sipas tij te reformimit te sistemit arsimor, duke u bazuar mbi konkurencen dhe meriten.
“Te japim arsimim te detyruar te gjitheve, nderkohe qe hapat e metejshem duhen hedhur ne saje te meritave dhe konkurrences. Duhet te kete nje orientim mbi arsimin profesional. Sot ka vetem corganizim te organizuar nga nevoja e njerezve per te marre arsim”, u shpreh Rama.
Kreu i PS-se u tha studenteve dhe pedagogeve se pjese e filozofise se tij qeverisese eshte vendimmarrja pas konsultimit me grupet e interesit, duke perfshire edhe fushen e arsimit.
“Jam i bindur qe me nje qeverisje, e cila do te kete parim themelor,dialogun me perfaqesuesit e te gjitha grupeve te interesit ne mund te bejme transformime qe sot mund te duken te paimagjinueshme”, u shpreh Rama.
Top Channel