Nga sot rritet cmimi i karburanteve
22/05/2009 08:40
Cmimi i naftes dhe benzines do te vijoje te kete rritje si pasoje e shtrenjtimit te karburantit ne tregjet e huaja.
Pas rritjes se tri diteve me pare, importuesit vleresojne nje tjeter ndryshim, i detyrueshem ne perputhje me kerkesen ne treg dhe rritjes se “arit te zi” ne bursa. Gjate dites se sotme, ne Tirane dhe ne disa qytete kryesore disa kompani nafte do te ndermarrin rritje te cmimit me te pakten 2 leke per liter.
Nisur nga kjo, nje liter nafte eurodiezel do te kushtoje 112 leke, nafta 10 ppm do te jete 116 leke per liter, ndersa benzina do te kushtoje 119 leke. Disa pika karburanti e kane shtrenjtuar naften me kohe, ndersa benzina u be 6 dite qe kushton deri ne 117 leke per liter.
Top Channel