Jaho Mulosmani, shtyhet gjyqi per dy vrasje ne Tropoje

22/05/2009 08:10

Jaho Mulosmani refuzon te marre pjese ne seancen gjyqesore ndaj tij qe po zhvillohet ne Gjykaten e Tiranes, ku akuzohet per vrasje te dyfishte.

I denuar me burgim te perjetshem per ekzekutimin e deputetit te PD-se Azem Hajdari, Mulosmani duhej te paraqitej dje ne seance per t’u mbrojtur per vrasjen e Bislim Hykes dhe Isuf Bashkurtit.

Ne seancen e djeshme nuk eshte paraqitur as avokati i tij i mbrojtjes, duke sjelle shtyrjen e seances se pare. Mbi Mulosmanin rendon akuza e “vrasjes me paramendim” ndaj dy personave. Ngjarja per te cilen Mulosmani akuzohet ka ndodhur ne vitin 1999, ku ai mbante detyren e shefit te rendit ne Komisariatin e Policise se Tropojes.

Nje atentat me mina te telekomanduara ne fshatin Cerrnice te Tropojes ne 4 gusht te ketij viti perfundon me bilancin dy te vdekur dhe dy te plagosur. Nga atentati mbetet i vrare Halil Haklaj dhe Feriz Kernaja, ndersa plagosen Fatmir Haklaj dhe Fatmir Daka. Vetem pak ore me pas, ne qender te qytetit te Tropojes vriten nga nje bresheri plumbash Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti.

 

Top Channel