Demet ne Gerdec, 10 te pandehur drejt gjykates

22/05/2009 08:00

Perfundojne hetimet per 10 te pandehur qe dyshohen se kane vleresuar gabim demet e shkaktuara nga tragjedia e Gerdecit.

Burime nga Policia e Tiranes thane se kane marre urdher nga prokuroria qe te therrasin pese te pandehur, pasi pjesa tjeter eshte njohur tashme me dosjen e akuzes. Komunikimi duhet te realizohet brenda dates 5 qershor te ketij viti, date kur mbarojne afatet e hetimit per ceshtjen.

Burimet e policise shtojne se kane marre detyren per thirrjen si te pandehur dhe njoftimin e akuzes “shperdorim detyre” per disa eksperte. Procedimi ben fjale per demin 230 milione leke te shkaktuar shtetit me ane te mbivleresimit te pasojave te tragjedise ne 25 banesa qe jane marre ne ekspertim, nga 72 objekte ku ka pasur mbivleresim dhe fryrje te faturave.

Top Channel