Zevendespresidenti amerikan Joe Biden perfundoi turneun e tij ballkanik. Ndalesa e fundit ne Prishtine shenon edhe fundin e vizites se tij tre ditore ne Bosnje, Serbi dhe Kosove.

Biden u shoqerua ne aeroport nga shefi i diplomacise kosovare, Skender Hyseni dhe zyrtare te tjere dhe rreth ores 8:30 ai u nis drejt SHBA-ve.

Biden zhvilloi nje tur ne vendet e Ballkanit, fillimisht ne Sarajeve, ku u takua me autoritetet shteterore dhe ku ka diskutuar per nevojen e bashkepunimit pertej ndarjeve etnike.

Vizita e Biden ka vazhduar ne kryeqytetin serb, Beograd. Pas takimit me presidentin e Serbise Boris Tadic, numri dy i administrates amerikane ritheksoi se per ceshtjen e Kosoves nuk do te kete leshim.

Top Channel