Ka degjeneruar ne dhune protesta ne Athine mes emigranteve myslimane dhe forcave te policise.

Sipas te dhenave te fundit, forcat e rendit kane arrestuar dhe kane rrahur dhjetra protestues, te cilet sulmuan vitrina dyqanesh dhe makina te parkuara.

Por ajo qe ka rene ne sy ka qene dhuna e policise, e cila ka kercenuar edhe gazetaret duke iu thyer kamerat.

Protesta e myslimaneve ne Athine nisi diten e djeshme pasi nje polic rrahu nje banor te ketij komuniteti dhe me pas grisi nje liber te Kur’anit qe viktima e kishte me vete.

Top Channel