Zv/presidenti amerikan Joseph Biden mberriti ne Kosove. Ai eshte pritur ne aeroportin e Prishtines nga ministri i Jashtem, Skender Hyseni, ambasadorja amerikane ne Kosove, Tina Kajdanov, bashkeshortja e kryeministrit Thaci, si dhe nga nje grup femijesh me flamuj amerikane dhe te Kosoves.

Eshte njoftuar se ka ndryshuar edhe protokolli i vizites, pasi numri dy i Shtepise se Bardhe u nis drejt Prishtines me helikopter drejt qendres se Prishtines dhe jo me makine, sic ishte njoftuar fillimisht. Siguria ne kryeqytetin e Kosoves eshte teper e larte.

Nenpresidenti amerikan do te takohet me kreret me te larte te vendit, presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe ministrin e Jashtem te Kosoves. Ai do te mbaje edhe nje fjalim ne kuvend, ndersa eshte paralajmeruar edhe nje vizite ne Manastirin e Decanit.

Presidenti Fatmir Sejdiu do ta nderoje zv/presidentin amerikan me cmimin “Medalja e Arte e Lirise”.

Top Channel