
Manjati egjiptian, Hisham Talaat Mustafa, denohet me vdekje per vrasjen e kengetares se njohur libaneze Suzanne Tamim korrikun e kaluar ne Dubai.
Biznesmeni u akuzua nga gjykata penale e Kajros se i ofroi ish-agjentit te sigurise, Mohsen el Sukkari (edhe ky u denua me vdekje) 2 milione dollare per t’i marre jeten e gruas me te cilen ishte ndare pak muaj me pare.
Dhenia e vendimit eshte shoqeruar me kaos ne sallen e gjyqit.
Ka qene pikerisht vellai i Tarek, i cili ka sulmuar fotografet dhe punonjesit qe monitoronin procesin duke demtuar aparate fotografike e kamera.
Babai i agjentit vrases, gjenerali Mounir el Sukkari, kaloi ne gjendje te fiketi. Vajzat e biznesmenit Mustafa shperthyen ne te qara, ndersa motra e tij pati probleme shendetesore.
Kengetarja e famshme u vra ne apartamentin e saj luksoz ne Dubai. Asaj iu pre fyti, ndersa fytyra iu masakrua. Krimi sipas te gjitha te dhenave eshte kryer per shkak te xhelozise.
Mustafa, nje prej miqve te djalit te presidentit, Hosni Mubarak, zbuloi se kengetarja, me te cilen kishte patur nje marredhenie, takohej ne menyre sekrete me nje boksier irakian.
Kjo ceshtje terhoqi vemendjen e opinionit publik, pasi denimi iu dha nje personi i “elites se njerezve”, pra nje individi te konsideruar mbi ligjin.
Top Channel