Serbi, policia negocion me te armatosurin ne Presidence

21/05/2009 13:35

Policia serbe po negocion me nje person te armatosur me dy granata, qe arriti te hyje brenda nderteses se Presidences ne qender te Beogradit.

Personi i identifikuar si Dragan Maric, ndodhet ende ne ndertese, ndersa nuk dihet nese ne godine gjendet presidenti serb Boris Tadic. Forcat e policise kane rrethuar ndertesen dhe njoftojne se behet fjale per nje person me probleme mendore, qe ka patur konflikte edhe me drejtesine.

Personat e derguar per negociim po perpiqen ta bindin personin te mos e aktivizoje granaten. Sipas disa burimeve, personi ka lene njeren nga granatat ne hyrje te nderteses, ndersa ka hyre brenda saj me nje tjeter me sigurese te hequr. Raportohet se rruget prane presidences jane bllokuar.

Top Channel