Rrahen nje person pa ndjenja, shkarkohen 5 police

21/05/2009 14:20

Shkarkohen nga detyra pese police amerikane, qe kishin ushtruar dhune fizike ndaj nje personi, qe kishte humbur ndjenjat.

Incidenti kishte ndodhur janarin e vitit 2008, kur policet nga Alabama ishin vene ne ndjekje te nje te dyshuari si trafikant droge. Policetjane tradhtuar nga nje video e bere publike, qe u filmua nga nje kamera e montuar ne njeren nga makinat e policise.

Ne video shfaqen tre makina, qe ndjekin personin e quajtur Anthony Warren, qe fillimisht kishte goditur nje polic, faj per te cilin doli edhe para gjyqit. Pasi automjeti i tij humbi kontrollin dhe ndaloi, personi perfundoi jashte makines, i shtrire ne toke pa ndjenja.

Policet e kane rrahur keq Warren, i cili ne gjyq nuk ka mundur te kujtoje asgje nga kjo histori.

Top Channel