
Kthehet serish per rigjykim ceshtja e Lavderim Tufes, i denuar me burgim te perjetshem per vrasjen e bujshme ne Lunder te Tiranes, ku mbeti i vrare Fatmir Rama apo Miri i Xhikes, Julian Durishti dhe Kristaq Cami.
Ka qene Gjykata e Apelit e Krimeve te Renda qe ka rrezuar pothuajse kater vjet pas denimit te 30 vjecarit vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare te Krimeve te Renda.
Shkak per dhenien e ketij vendimi ka qene sipas trupes gjykuese shkelje te shumta proceduriale mes te cilave moskompetenca.
Sipas kesaj trupe gjykuese Lavderim Tufa nuk duhet te ishte gjykuar nga Krimet e Renda por nga Gjykata e Tiranes, sikurse do te ndodhe tashme me rihapjen e procesit qe beri buje per debatin e koklavitur mes prokurorise dhe avokateve per AND-ne e nje fijeje floku te gjetur ne nje maske afer vendngjarjes.
Lavderim Tufa eshte i denuari me burgim te perjetshem, por tashme Odisea me drejtesine do te rinise nga e para.
Vrasja e Mirit te Xhikes ndodhi ne 29 mars 2002, ne kohen qe ai ndodhej tek Kartodromi 2000 se bashku me shoket e tij, duke ndjekur nje ndeshje futbolli.
Nente muaj me pas Ministria e Brendshme do te deklaronte se ishte afer autoreve, por edhe pse ne vendngjarje u fol per dy egzekutore per kete akuze u arrestua vetem Lavderim Tufa, i cili gjate gjithe kesaj kohe ka pretenduar pafajesine.
Top Channel