Ngjela: Zgjedhjet mund te manipulohen

21/05/2009 22:20

Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela mendon se edhe keto zgjedhje mund te manipulohen, duke u nisur nga precedentet e krijuar ne zgjedhjet te meparshme.

“Nuk kemi asnje rast qe ne Shqiperi te kete pasur zgjedhje te pakontestuara. Per rrjedhoje ka precedente qe te cojne te mendosh se edhe keto zgjedhje mund te manipulohen”, eshte shprehur Ngjela.

“Kane qene nje milion pasaporta qe mund te cojne ne manipulimin e zgjedhjeve… Jemi ne nje udhekryq te rrezikshem pavaresisht se kemi hyre ne NATO. Nuk ka certifikata, por ka pasaporta ashtu sic mund te kete edhe karta falso”, theksoi kreu i PLD-se.

Top Channel