
Kryetari i Partise per Ligj dhe Drejtesi, deputeti Spartak Ngjela ka sqaruar menyren se si deputeti i PD Prec Zogaj kaloi tek partia e tij, pas refuzimit te PD per te kandiduar ne qarkun e Lezhes.
“Sa me shume te kene qene deputetet ne Parlament, aq me shume e ka instiktin te zhvilluar dhe Preci e nuhati qe mund t’i benin dicka. Ai morri vesh qe e kishin vene ne Shkoder dhe erdhi tek une. Si mund ta refuzoja une? E pyeta nese e ka matur mire dhe me tha se donte te kandidonte ne Lezhe. Keshtu u beme dy deputete dhe mendojme te aplikojme”, ka deklaruar Ngjela.
Avokati ka folur edhe per kryetarin e Partise Demokratike, Sali Berisha, i cili sipas tij nuk ka mentalitetin e duhur per te qene i djathte.
“Ku e ka te djathten Saliu? Une deri tani nuk e kam pare. Kam qene shume afer me te, por ai nuk ka nje mentalitet te djathte politik”, ka nenvizuar Ngjela.
Sipas tij, ceshtja qe duhet te shtrohet eshte nese kryeministri do te bjere ose jo ne zgjedhjet e 28 qershorit. “Ceshtja nuk eshte sepse ai ka qene komunist. Problemi qendron nese dorezohet ne keto zgjedhje ose jo? Do ta rrezojne keto zgjedhje kete njeri? Apo do te vazhdojme me kete patologji dhe do te jemi me kete situate, nje pale te qendroje me Saliun qe te perfitoje dhe pjesa tjeter te ruaje Saliun kur te bjere”, eshte shprehur Ngjela.
Avokati ka shprehur bindjen e tij se kete here populli shqiptar do ta ndryshoje profilin politik, pasi sipas tij ata e kane kuptuar se nuk mund te bashkejetojne me nje pale politike “te degraduar”.
“Shqiptaret kete here do ta ndryshojne profilin politik. Ne Shqiperi nuk fitohet, humbet pasi kemi nje pale qe degradon. Duhet te jemi serioze dhe te heqim gjithcka nga interesat”, ka thene Ngjela.
Me tej avokati ka dhene edhe opsionet permes te cilave sipas tij mund te zgjidhet ceshtja e pronave.
“Sot mungesa e kthimit te pronave ka sjelle trazira te medha. Ajo mund te zgjidhet por s’ka vullnet. Per zgjidhjen e ceshtjes ka dy opsione. Shqiperia eshte gjetur me 800 mije hektare dhe duhet te krijohet mocioni normal i dhenies se tokave. E dyta, toka nuk eshte mall dhe ceshtja qendron tek fakti se ky eshte nje shtet pa pergjegjesi. Plani im eshte qe pas disa masash drastike dhe juridike, tek kjo pasuri imobiliare prej 800 mije hektare te vendoset cmimi i tokes”, ka saktesuar Ngjela.
Top Channel