
“Hyjme ne zgjedhje si nje parti e re ne kuptimin e figurave, me ambicje jo shume te medha dhe me nje risk”. Kjo ka qene fjalia hapese e kreytarit te partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela ne emisionin “Top Story’” ku shpalosi filozofine e projektit te tij.
“Sondazhet, duke mos perjashtuar asnjerin, nxjerrin qe nuk mund te kete nje parti fituese me 71 deputete, atehere kjo me dha besimin se me nje parti te re dhe me fond politik, me disa figura te mijat, mund te krijoj efekt force ne rast se marr 4-5 deputete qe mund te plotesojne maxhorancen. Pra edhe me nje grup te vogel mund te luash forte”, shprehet avokat Ngjela.
Ne vijim, ai ka preferuar te mos reklamoje shume arme te kesaj fushate, por shprehu sigurine se futja vetem ne keto zgjedhje nuk eshte nje aventure per te. “Une kam fondin tim publik dhe kete jam kam terhequr Partise Demokratike. Zgjedhjet do ta tregojne sa e kam fondin dhe une kam thene qe kam hyre te provoj sa e kam fondin tim. Kam nje program qe e kam shkruar prej 25 vjetesh. Jam njeri i njohur dhe nuk kam pse te shpenzoj miliona. Do ju shpjegoj njerezve programin tim. Une di ckam bere per politiken shqiptare por nuk di te them pse do votojne njerezit per mua”, vijon ish deputeti demokrat.
Ai perjashtoi mundesine e bashkepunimit me PD-ne derisa ne krye te ketij fraksioni te jete Sali Berisha. “Nuk mund te kisha me asnjelloj bashkepunimi me PD-ne me kete lidership, sepse nese do kisha bashkepunim nuk kisha pse te ndahesha. Politika eshte loje dinjiteti dhe jo loje futbolli”, nenvizon Ngjela, duke shprehur sigurine se do arrije te marre aq deputete sa ka planifikuar.
“Ketu flitet per nje fond te caktuar deputetesh qe une besoj se e marr, sepse perndryshe nuk do i hyja kesaj loje”, shton avokati.
Top Channel