Nenpresidenti amerikan Biden viziton sot Kosoven

21/05/2009 08:15

Kosova eshte ndalesa e fundit e turneut ballkanik te nenpresidentit amerikan, Joseph Biden. Pas qendrimit ne Sarajeve dhe Beograd, Biden viziton sot Prishtinen.

Sipas zyrtareve amerikane, Biden do te theksoje angazhimin e SHBA-se per nje Kosove te pandare, te pavarur dhe shumetnike. Ai do te flase me udheheqesit e Kosoves rreth perpjekjeve per ndertimin e nje shteti funksional dhe mbrojtjen e te drejtave te pakicave.

Biden do te takohet me kreret me te larte te vendit dhe do te mbaje nje fjalim ne parlament. Ai do te vizitoje manastirin e Decanit dhe do ta perfundoje viziten me nje takim me trupat amerikane te vendosura ne Kosove.

Ndersa shqiptaret kane mbyllur pergatitjet per viziten e Biden, qytetaret serbe ne veri te Mitorivices kane njoftuar se do te mbajne sot nje proteste ne mesdite.

Top Channel