Partite politike ne Maqedoni e kane vleresuar ne menyra te ndryshme protesten e studenteve kunder diskriminimit shteteror te Universitetit te Tetoves.

Partia ne koalicionin qeveritar, BDI e ka cilesuar protesten si te panevojshme dhe te manipuluar politikisht.

“Ne si parti konstatojme se protesta eshte e manipuluar nga qarqe politike. Ne jemi kunder instrumentalizimit politik te protestave studentore. Disa dite me pare PDSH doli publikisht si mbeshtetese e protestave te studenteve”, ka deklaruar deputeti i BDI, Safet Neziri.

Ndersa PDSH e ka mbeshtetur protesten e studenteve dhe ka bere thirrje per shmangien e diskriminimit qeveritar ndaj USHT.

“Kjo mbeshtetje per protesten do te parandaloje qeverine qe te shkaterroje institucionet autonome qe veprojne ne baze te rregullave demokratike dhe Kushtetutes”, ka pohuar kryetari i PDSH, Menduh Thaci.

Top Channel